Flash

FOTO/ Defekti më i pabesueshëm ndal avionin: Republika Çeke nuk niset dot për ndeshjen me Hollandën

Lapsi.al 26 June 2021
FOTO/ Defekti më i pabesueshëm ndal avionin: Republika Çeke nuk
Një episod i pakëndshëm por interesant, që ndodhi me aeroplanin në të cilin skuadra ishin në bord, bëri që ekipi kombëtar i Republikës Çeke të mos arrinte të largohej drejt Budapestit, ku nesër të besuarit e trajnerit Jaroslav Silhavy do të përballen me Hollandën në një ndeshje në raundin e 1/8 të Euro 2020. Për shkak të një defekti në njërën nga portat, është fryrë papritur një nga rrëshqitëset e evakuimit të avionit dhe për këtë arsye u desh të shtyhej fluturimi. "Kam pasur përvoja të vonesave të fluturimeve, të shtyra, të anulluara për shkak të koronavirusit - postoi në twitter mesfushori Alex Kral -, por është hera e parë që një fluturim nuk është bërë sepse, gabimisht, një rrëshqitës për evakuimin është fryrë". Më pas, zëdhënësi i Federatës Çeke të Futbollit, Petr Sedivy, specifikoi se "fluturimi ynë u shty kryesisht për shkak të problemit në një nga portat e avionit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI