Flash

"Uroj të të vdesin fëmijët": kërcënime e fyerje pas ndeshjes me Poloninë për Moratan

Lapsi.al 26 June 2021
"Uroj të të vdesin fëmijët": kërcënime e

Spanja ia doli të kualifikohet për në 1/8 e Euro 2020, falë fitores impresionuese kundër Sllovakisë në ndeshjen e fundit të Grupit E, madje duke kaluar edhe një moment psikologjik shumë të ëvshtirë, të krijuar nga dy barazimet radhazi të dy ndeshjeve të para. Alvaro Morata është lojtari në qendër të kritikave të tifozëve spanjollë për shkak të përfaqësimeve të tij aspak bindëse gjatë këtij kampionati europian dhe sulmuesi i Juventus ka zbuluar se ka patur nga ata që kanë kaluar përtej kritikave normale sportive.

Situata u përkeqësua shumë pas sfidës me Poloninë. "Kam kaluar 9 orë pa fjetur. Kam marrë kërcënime, fyrje për familjen time, persona që shpresonin që fëmijët e mi të vdisnin. Kam kaluar disa ditë i izoluar nga gjithcka” ka thënë sulmuesi që ka mbi vete peshën e shumë rasteve të humbura. "Ndoshta ndonjë vit më parë, do isha shpërqendruar, por jam mirë. Ndoshta nuk e bëra punën time si duhet dhe i kuptoj kritikat që nuk kam shënuar, por do të doja që njerëzit të viheshin në vendin time e të imagjinonin cfarë do të thotë të marrësh kërcënime e të ndjesh se dikush shpreson që të të vdesin fëmijët. Sa herë futem në një dhomë e lë telefonin larg. Por ja thonë sidoqoftë o gruas sime o fëmijëve", ka zbuluar Morata, gjërat për të cilin mund të ishin dnërlikuar më shumë nëse Spanja nuk do të fiksonte pesëgolëshin që e kualifikoi.

Sulmuesi humbi një penallti me rezultatin 0-0, duke bërë që mbi të të vazhdojë skepticizmi i tifozëve të Furive të Kuqe, edhe pse Luis Enrique insiston duke i dhënë besim…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI