Flash

Çmenduria 500 mijë euro në Mykonos, Haaland ironizon: "Në faturë mungonin pjatat kryesore"

Lapsi.al 27 June 2021
Çmenduria 500 mijë euro në Mykonos, Haaland ironizon:
Erling Haaland është njeriu i rekordeve, por për momentin vetëm në fushë. Sulmuesi 20 vjecar i Borussia Dortmund është duke shkruar një karrierë të pabesueshme në fushë, duke thyer vazhdimisht rekorde, por ditët e fundit rekordi i vetëm që ka bërë xhiron e internetit është shifra e shpenzuar prej norvegjezit në vetëm gjashtë orë në Mykonos, ku po kalon pushimet. Sipas Sportime.gr sulmuesi ka kaluar një mbrëmje ultra luksoze në të cilën ka shpenzuar 500 mijë euro në pesë orë në restorant, duke lënë në fund 30 mijë euro bakshish. Të gjitha të markuara si "Fake news" nga vetë lojtari në rrjetet sociale, që nuk ka harruar të bëjë edhe një batutë. "Mendoj se kanë harruar pjatat kryesore", ka shkruar norvegjezi, përpara se të etiketonte Fake Neës, duke e shoqëruar me emoticon të një kllouni. Asnjë darkë e paguar për veten dhe të gjithë miqtë e tij, as një makinë luksoze me qira dhe as një bakshish i madh për lokalin. Haaland, që për tu larguar nga Dortmund, ku fiton 8 milionë euro në sezon, kërkon një pagesë si të një lojtari elitar, ka kaluar vërtetë psuhimet në ishullin grek, por pa bërë çmendurira. Të paktën sipas tij...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI