Flash

Kundër të gjithë parashikimeve, Bale: “Nuk largohem nga Uellsi”

Lapsi.al 27 June 2021
Kundër të gjithë parashikimeve, Bale: “Nuk largohem nga

Duhet të ishte ndeshja e fundit, ajo në të cilën Uellsi do të dilte nga skena e Euro 2020, por në fakt të gjithë janë gabuar kur e kanë menduar kështu. Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja, pavarësisht zërave të forcuara në javët e fundit: "Njerëzit ndonjëherë bëjnë pyetje idiote - tha sulmuesi pas humbjes së rëndë me Danimarkën - Unë dua të vazhdoj të luaj dhe natyrisht më pëlqen të luaj për Uellsin, ku do të vazhdoj të luaj deri në ditën e tërheqjes sime nga futbolli. Ne sapo kemi filluar ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe duhet të sjellim këtë përvojë në atë kompeticion. Mendoj se kemi një mënyrë të shkëlqyer të të luajturit futboll dhe duhet të mbajmë besimin të lartë, të vazhdojmë të luajmë futboll dhe mendoj se mund të kualifikohemi për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës”.

Europiani i Uellsit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, me një humbje me goleadë kundër Danimarkës. 1/8 nuk është një arritje e parëndësishme për një kombëtare që bën prezantimin e dytë në finalet e një Europiani, nëse nuk do të ishte fakti se në debutim britanikët arritën deri në gjysëmfinale të France 2016. Më e dobët akoma performanca e Bale në këtë turne: asnjë gol dhe një penallti e humbur e për më tepër inekzistent në ndeshjet që kishin rëndësi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI