Flash

Lamtumirë Inter: Hakimi transferohet te Psg, nesër vizitat mjekësore

Lapsi.al 27 June 2021
Lamtumirë Inter: Hakimi transferohet te Psg, nesër vizitat

Aventura e Achraf Hakimit te Inter do të përfundojë zyrtarisht nesër. Anësori maroken, në fakt, pritet në Paris, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë atë me PSG deri në vitin 2026, duke përfituar tetë milionë plus dy bonuse për pesë sezonet e ardhshme. Inter, nga ana e tij, do të jetë në gjendje të rregullojë bilancin, duke arkëtuar 60 milionë plus dhjetë bonuse.

Në detaje financiare, tetë milionët duhet të jenë lehtësisht të arritshme, dy të fundit pak më të komplikuar, por akoma të arritshëm. Me shitjen e dhimbshme të Hakimit, Interi tani mund të marrë frymë dhe të nisë një fushatë transferimesh që në mënyrë të pashmangshme duhet të fillojë me zëvendësimin e marokenit, për të cilin Marotta dhe Ausilio po vlerësojnë profile të ndryshme, nga Zappacosta te Lazzari, të kërkuar me forcë nga Simone Inzaghi, deri te Dumfries.

Pas kësaj, mbetet vetëm të kuptohet nëse Hakimi ishte transferimi i vetëm i nevojshëm ose nëse do të merren parasysh ofertat e rëndësishme për lojtarët e tjerë, duke filluar me Lautaro Martinez, i cili në fund gjithësesi duhet të mbetet në radhët e zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI