Flash

Video/ Shikoni trailerin e "I am Zlatan", filmi për jetën e Ibrahimovic i interpretuar nga dy shqiptarë

Lapsi.al 28 June 2021
Video/ Shikoni trailerin e "I am Zlatan", filmi për jetën e
Është prezantuar tashmë traileri zyrtar për 'I am Zlatan' (Unë jam Zlatan), filmi për Zlatan Ibrahimoviç i frymëzuar nga biografia e tij (Unë, Ibra), dalja e të cilit në kinema është planifikuar në vjeshtën e vitit 2021 (premiera është planifikuar në Stokholm më 10 shtator). Imazhet, të shpërndara nga vetë sulmuesi i AC Milan në profilet e tij sociale, tregojnë disa nga pikat kryesore të karrierës së tij: goditjet e para të topit, ekipet e të rinjve te Malmö, suksesi me Ajax ... Janë gjithashtu edhe disa nga figurat kryesore në rrugëtimin e Zlatan në botën e futbollit, të tillë si Mino Raiola (luajtur nga Emmanuele Aita) dhe Luciano Moggi, i cili e mori atë nga Heshtarët te Juventus në 2004. Aktorët që do të luajnë rolin e Ibra janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 deri në 13 vjet) dhe Granit Rushiti (për periudhën nga 17 deri në 23 vjet). Skenari i filmit është shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz dhe regjia është e Jens Sjorgen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI