Flash

Nga kërcënimet për fëmijët tek shpëtimtari i Spanjës, Morata: “Për familjen time”

Lapsi.al 29 June 2021
Nga kërcënimet për fëmijët tek shpëtimtari i

"Pas kërcënimeve me vdekje, unë dua t'i drejtoj një mendim familjes sime." Në Spanjën që mposhti Kroacinë dhe u kualifikua në çerekfinalet e Euro 2020, ka vendosur, goditja e Alvaro Moratas, që firmosi golin e 4-3 dhe iu përgjigj kritikave të ashpra të marra në atdhe. Një gol që është një injeksion i madh besimi për lojtarin e Juventusit dhe që fshin - të paktën pjesërisht - vuajtjet që ai përjetoi nga sulmet dhe kërcënimet e marra.

Morata kishte përfunduar në qendër të kritikave që nga ndeshjet e para, i akuzuar si fajtori kryesor i dy barazimeve kundër Suedisë dhe Polonisë dhe për mungesë cinizmi para portës. Një penallti e gabuar me rezultatin 0-0 ndaj Sllovakisë, e sistemuar më pas me pesë gola nga La Roja, e derdhi fare gotën e brishtë të durimit të miliona 'trajnerëve' spanjollë.

Por ndërsa në Spanjë e kritikonin, dhe mbi të gjitha, për fat të keq, e kërcënuan atë dhe familjen e tij me vdekje, Luis Enrique vazhdoi rrugën e tij, i gatshëm për të mbrojtur sulmuesin e tij, duke e izoluar atë nga ofensiva e papritur e tifozëve dhe gjithmonë duke e konfirmuar atë si një titullar në qendër të sulmit, pavarësisht gjykimit të të tjerëve.

Nuk është rastësi që rritja e Spanjës, që prej dy ndeshje radhazi shënon 'manita', përkoi me revanshin e sulmuesit të Juventusit, i cili ishte një faktor themelor në arritjen në çerekfinale. E pasi kishte 'përkulur' çdo ambicie të kroatëve, rikuperimi i të cilëve brenda pak minutash mund të kishte shembur këdo, mendimi i tij u kthye menjëherë në shtëpi: "Këtë gol dhe fitoren ia kushtoj familjes sime. Ata janë gjithmonë atje, kur gjërat nuk shkojnë mirë të japin forcën për të reaguar ndaj atyre që ke kundër".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI