Flash

Video/ Ronaldo vetëm i shtati: ja kush janë dribluesit më të mirë të Euro 2020

Lapsi.al 2 July 2021
Video/ Ronaldo vetëm i shtati: ja kush janë dribluesit më të

Driblimet janë ato që krijojnë superioritet në numra e ekzaltojnë tifozët në stadiume e lojtarët që i bëjnë janë zakonisht ato më të preferuarit. E tashmë në Euro 2020 dribluesit më të mirë kanë renditjen e tyre, që ka rezervuar surpriza mes lojtarëve me përqindjen më të lartë të driblimeve deri tani.

Kështu, Kevin De Bruyne i Belgjikës ka tentuar vetëm 10 driblime, duke qenë i sukseshëm në 9 me një mesatare 90 %. Pas mesfushorit pozicionohet Nicola Vlasic me 11 në total, dy nga të cilat i ka gabuar, duke fiksuar një vend të dytë me 81.82% sukses. Sulmuesi ka lënë prapa shokun e tij të skuadrës Mateo Kovacic, që futet në podium me 14 driblime, 11 të arritura e 3 jo, për një mesatare prej 78.57%. Katër golat e Emil Forsberg kanë qenë product i 13 driblimeve, nga të cilat suedezi ka kryer me sukses 10, duke humbur vetëm 3 për një mesatare 76.92%. Nuk ka përqindjen më të lartë të driblimeve të arritura, por Frenkiee de Jong ka tentuar dhe ka qenë i saktë më shumë se kushdo: 21 driblime, 16 të arritura 5 jo për hollandezin, i pesti me 76.19%.

Në 10 më të mirët bëjnë pjesë edhe Paul Pogba me 12 në total e 9 të arritura, golashënuesi më i mirë aktual i Euro 2020 Cristiano Ronaldo 13 prova nga të cilat 8 të sukseshme, Breel Embolo që ka patur të drejtë në 10 nga 16 driblime, Renato Sanchez me 8 në 12, Eden Hazard me 5 dështime në 16 të tentuara dhe Alexander Isak me 8 të arritura në 11 prova. Klasifikimi ka marrë parasysh vetëm ata që kanë kryer më shumë se 10 driblime, në bazë të përqindjes së suksesit në to.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI