Flash

FOTO/ Spinazzola jashtë gjashtë muaj: mbrojtësi i Italisë ka këputur tendinën e Akilit

Lapsi.al 3 July 2021
FOTO/ Spinazzola jashtë gjashtë muaj: mbrojtësi i Italisë ka
"Fatkeqësisht e dimë të gjithë si shkoi - ka shkruar sot Spinazzola në profilin e saj në Instagram - por ëndërra jonë e kaltër vazhdon e me këtë grup fantastik asgjë nuk është e pamundur. Unë mund tiu them vetëm se do të kthehem shpejt! Jam i sigurtë!". Ky është mesazhi i Leonardo Spinazzola, për shokët e tij të skuadrës, në pritje të një saktësimi mbi kohët e rikuperimit të dëmtimit të pësuar në cerekfinalen e fituar 2-1 kundër Belgjikës. Skuadra e Mancinit është kualifikuar në katër më të mirat, por ka humbur lojtarin ndoshta më të mirë për nga vazhdimësia të këtij turneu. Kontrollet e hollësishme mjekësore do të qartësojnë edhe në lidhje me shkallën e dëmtimit të pësuar dhe kohët e rikuperimit, por praktikisht Europiani është i mbyllur për anësorin e Romës dhe shpresat janë zero se përgjigjja e parë e ardhur direkt nga Mynihu mund të përgënjeshtrohet: mbrojtësi i Italisë ka pësuar një këputje të tendinës së majtë të Akilit, një dëmtim seriozisht i rëndë që mund ta detyronte lojtarin të mungojë për të paktën gjashtë muaj. U kuptua në fakt se turneu për Spinazzola përfundoi në minutën e 79 të cerekfinales me Belgjikën, kur italiani me lot në sy u shoqërua jashtë fushës me barelë, i pamundur të vendoste këmbën në tokë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI