Flash

Video/ Hiqej i dëmtuar, sapo Italia shënon nisi festën, Shereer shpërthen akuzat: "Immobile patetik dhe i turpshëm"

Lapsi.al 3 July 2021
Video/ Hiqej i dëmtuar, sapo Italia shënon nisi festën, Shereer
Italia fitoi me plot meritë kundër Belgjikës, por në natën magjike bavareze mes italianëve ka patur edhe ndonjë stonues. Jo aq sa për mënyrën e lojës së shfaqur (as ajo në lartësinë e të tjerëve) por për skenën e shëmtuar në episodin e golit të parë, atë të avantazhit për skuadrën e Mancinit. Alan Shearer është bërë protagonist i një sulmi të ashpër kundër Ciro Immobiles, përmes mikrofonëve të BBC. Polemika lidhet me faktin se sulmuesi i të kaltërve, i cili u rrëzua në zonë duke pretenduar një faull, qendroi i shtrirë gjatë si i dëmtuar keq, por pastaj u ngrit menjëherë duke festuar kur pa që Barella kishte shënuar. “As nuk dua të qesh sepse është patetike. Dallohet se si i hedh një vështrim arbitrit edhe para se të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Patetike dhe e turpshme, ja cfarë është!", u shpreh i neveritur Shearer, që ndërtoi një karrierë në Angli, aty kur simulimet janë armiku numër 1 i lojtarëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI