Flash

BE/ Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

Lapsi.al 4 July 2021
BE/ Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike

Në Bashkimin Europian sot hyri në fuqi ligji i cili ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike.

Komisioni Europian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.

Sipas KE-së, 80 për qind e ndotjeve në detërat e botës e përbëjnë produktet plastike. Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI