Flash

"Nuk i bëj komplimente Italisë, më irrituan": Vertonghen vrer kundër skuadrës së Mancinit

Lapsi.al 4 July 2021
"Nuk i bëj komplimente Italisë, më irrituan":

Jan Vertonghen është shumë i zhgënjyer nga eleminimi i Belgjikës nga Euro 2020 dhe nuk ka ngurruar ta pohojë këtë në fjalët e thëna për Sporza menjëherë pas disfatës së pësuar nga Djajtë e Kuq: "Italia është një ekip i mirë, e thonë edhe statistikat. Por unë nuk dua ta përgëzoj shumë, më kanë irrituar në fund (duke iu referuar kohës së pretenduar të humbur nga lojtarët italianë). E di që këto janë justifikime, ne duhet të mendojmë mbi të gjitha për gabimet tona. Ishte faji ynë".

Mbrojtësi ka një shpjegim të tijin edhe në rastin e golit të Barella: "Unë u përpoqa ta mbaja topin, por nuk ishte zgjedhja e duhur, duhet ta kisha larguar. Më dhemb, jam shumë i zhgënjyer" - ka thënë Vertongen, duke u ndalur edhe në një bilanc të kombëtares belge: "Një mundësi e humbur, ashtu si në turnetë e fundit. Në vitin 2014 u ndalëm në çerekfinale, në 2016 dhe 2018 arritëm në gjysmëfinale. Duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq", shprehu pakënaqësinë mbrojtësi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI