Flash

Mitsotakis: 99% e atyre që vdesin në terapi intensive janë të pavaksinuar

Lapsi.al 5 July 2021
Mitsotakis: 99% e atyre që vdesin në terapi intensive janë

“Mesazhi për një verë të sigurt dhe të lirë është një: Vaksinohuni, por gjithashtu bëni teste të rregullta para dhe pas çdo veprimtarie shoqërore.”

Kanë qenë këto udhëzimet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka dhënë qytetarëve pas një takimi me drejtuesit lokalë të vendit si dhe ata të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë, rreth zhvillimeve të pandemisë dhe procesit të vaksinimit.

Mitsotakis tha gjithashtu se në tremujorin e fundit janë bërë monitorime në njësitë e kujdesit intensiv dhe ka rezultuar se 99% e rasteve të rënda që mund të kenë përfunduar në vdekje kanë qenë persona të pavaksinuar që e kanë pasur mundësinë të vaksinohen, raportojnë mediat në vend.

Kreu i qeverisë në Greqi, duke folur për praninë e variantit Deltat të koronavirusit tha se që nga java e shkuar është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve aktive.

“Mutacioni Delta tashmë është identifikuar në vendin tonë. Ashtë çështje kohe, siç vlerëson ECDC Evropiane, që jetë mbizotërues këtu, si dhe në vendet e tjera. Ne tashmë po e shohim më intensivisht, për shembull në Kretë. Çfarë do të thotë kjo; Se ata që janë të pavaksinuar sot, veçanërisht ata më të rrezikuarit, mund të infektohen dhe të sëmuren rëndë. Që nga java e kaluar, ne kemi vërejtur një rritje të konsiderueshme të rasteve aktive.” 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI