Flash

"Ronaldo është futbolli": Ibra, pushime 'fenomenale' me idhullin e tij

Lapsi.al 5 July 2021
"Ronaldo është futbolli": Ibra, pushime
Zlatan Ibrahimoviç, në kohën kur është duke u rikuperuar nga operacioni artroskopik në gjurin e majtë, të kryer në 18 qershor, po kalon ditët e fundit të pushimeve të tij në Ibiza. Në vendpushimin e njohur bregdetar spanjoll, sulmuesi i Milanit është takuar me idhullin e tij të madh, Ronaldo Fenomenin, me të cilin bëri një foto që shpejt u bë virale. Admirimi për brazilianin ishte zbuluar në një intervistë për Discovery + Sëeden në muajin shkurt: "Nuk kam nevojë ta përshkruaj Ronaldon "Fenomenin". Gjithmonë u them të gjithëve që luajnë me mua, ky Ronaldo është loja e futbollit. Për mua Ronaldo është futbolli. Kur e shihje duke luajtur, të gjithë donin të luanin si ai dhe të bëheshin si ai. Mënyra se si lëvizte, mënyra se si bënte hapat e tij të famshëm të dyfishtë, gjarpërimet e tij. Për mua është lojtari më i madh i historisë, pa asnjë dyshim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI