Flash

Mjekët që shpëtuan Eriksen, të ftuarit e nderit në finale: UEFA sjell në Wembley edhe danezin

Lapsi.al 6 July 2021
Mjekët që shpëtuan Eriksen, të ftuarit e nderit në

UEFA ka ftuar Christian Eriksen dhe gjashtë mjekët që e shpëtuan atë pas goditjes nga infarkit në fushë, gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, të marrin pjesë në finalen e Euro 2020, të planifikuar për të dielën e 11 korrikut. Përveç mesfushorit, në Wembley është e ftuar edhe gruaja e tij, por për momentin UEFA ende nuk e di nëse lojtari i Interit, që doli nga spitali gjashtë ditë pas arrestit të tij kardiak, do të ketë të mundur ta pranojë ftesën.

Njëri prej mjekëve, Peder Ersgaard, është shprehur i nderuar që ka marrë ftesën nga presidenti i Uefa-s Aleksander Ceferin. "Jam i emocionuar, si një fëmijë në vigjilje të Krishtlindjes - i tha ai revistës Fagbladet FOA -. Jam shumë krenar për sforcot e bëra, por edhe nga e gjithë skuadra. Nuk ishte një impenjim individual. Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Do të ishte vërtetë bukur, edhe më shumë nëse Danimarca do të shpallet kampione e Europës", përfundoi Ersgaard.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI