Flash

Rama sfidon ambasadat/ Zgjedh me 83 vota ish zëdhënësen e tij në krye të AMA

Lapsi.al 7 July 2021
Rama sfidon ambasadat/ Zgjedh me 83 vota ish zëdhënësen e tij

Kush më shumë e kush më pak të gjithë liderët që e kanë sunduar këtë vend e kanë pasur ëndër ta shpërfillin presionin e ambasadave perendimore. Por vetëm Edi Rama duket se po ia arrin. Ai ka votuar sot në seancën e fundit të kuvendit të vjetër, zgjedhjen e ish zëdhënëses së vet, në një post të rëndësishëm dhe delikat si ai i AMA-s. Me 83 vota pro Partia Socialiste dhe disa deputetë të opozitës së re kanë zgjedhur, Armela Krasniqin si kryetaren të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Basha reagon për zgjedhjen e kreut të AMA-s: Të dalësh kundër BE dhe OSBE s’është forcë, por harbutëri

Aktualisht në postin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ajo ka qënë më parë drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Rama, ndërsa kur PS ishte në opozitë ka bërë rolin e zëdhënëses si vartëse e Endri Fugës.

Pikërisht ky afishim politik, por edhe fakti se drejtuesi i një institucion kaq të rëndësishëm, që jep licencat televizioneve, radiove dhe platformave të transmetimit dixhital si dhe i gjobit ato e për çështje të etikës, nuk mund të bëhej me këtë parlament të diskredituar i shtu shumë aktorë në ven të reagonin fort.

E para foli zyra e BE-së në Tiranë e cila kërkoi shtyrjen e këtij votimi në sesionin e ardhshëm parlamentar: "Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator". Më pas u prononcua edhe OSBE. Sipas OSBE, në këtë proces është nevoja “për një organ të pavarur të rregullimit të medias”, “për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm“.

Sikur këto të mos mjaftonin me deklarat doli edhe selia diplomatike e Britanisë:"Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike. Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit", thuhej në njoftimin e saj.

Por pavarësisht toneve të ashpra të këtyre deklaratave, mazhoranca i trajtoi ato me mospërfillje. "Nuk besoj se zgjedhja e kreut të AMA-s është më e rëndësishme ze ajo e njerzve të drejtësisë së re" tha Taulant Balla duke ironizuar me diplomatët e huaj që e kanë njohur këtë parlament kur ka qenë puna për të votuar ndryshime themelore në reformën në drejtësi.

Kjo mazhorancë e ka pasur gjithnjë si synim kontrollin e AMA së cilës planifikoi ti linte në dorë edhe gjobat e majme kundër mediave online për të forcuar kontrollin mbi to. Por, projektligji i Ramës i mbetur në tentativë u kundërshtua fort nga Këshilli Europës dhe Brukseli. Mungesa e pavarësisë së AMA, i cili është një institucion që gjerësisht plotësohet nga persona me përkatësi të qartë politike, ishte një nga argumentet që e blri Komisionin e Venecias ta hidhte poshtë ligjin e miratuar nga socialistët.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI