Flash

Chiellini 'zemër zjarr e mendje kthjellët': "Kur kanë fushë të lëndojnë keq"

Lapsi.al 10 July 2021
Chiellini 'zemër zjarr e mendje kthjellët': "Kur

"Anglia është e frikshme, kur kanë fushë përpara dinë të bëjnë keq. Nesër do të na duhet një zemër zjarr dhe një mendje e ftohtë, në disa momente duhet të jemi të guximshëm dhe në të tjera të të kthjellët. Këto karakteristika do të duhen në maksimum". Kjo është receta e kapitenit Giorgio Chiellini në prag të finales së Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë. "Për të fituar finalen do të jetë e nevojshme të kujdesesh për të gjitha detajet sa më shumë që të jetë e mundur. Një garë si ajo e nesërme mund të mos ndodhë më në karrierë, por duhet të largojmë tensionin. Duhet ta shijojmë me shumë gëzim. Kane dhe Lukaku janë sulmues të rangut 'botëror'. Kane më ka befasuar shumë, është i pabesueshëm. Jam një nga tifozët e tij më të mëdhenj. Pyeteni Paraticin. Është gjithmonë bukur të luash kundër këtyre sulmuesve".

"Anglia ka karakteristika të ndryshme nga Spanja, kanë arritur në finale ekipet që e merituan dhe e treguan më shumë - tha Chiellini në konferencën për shtyp në prag të finales - Mjafton të shohësh rezultatin e tyre, janë një ekip solid, fizik, me individualitete të mëdha dhe me një organizim që i ka dhënë gjurmët e konkretizmit dhe soliditetit. Nuk mbajnë topin si spanjollët, por janë të fortë në të gjitha repartet. Kanë pësuar një gjysmë goli nga një goditje dënimi dhe kur kanë fushë mund të të lëndojnë vërtet".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI