Flash

Mbretëresha Elizabeth II mesazh për Southgate: "Dorëzova Kupën në 66', urime për nesër"

Lapsi.al 10 July 2021
Mbretëresha Elizabeth II mesazh për Southgate: "Dorëzova
Për Anglinë në fushë zbret edhe Mbretëresha. Në prag të finales së Euro 2020 kundër Italisë, Elizabeth II i ka dërguar një mesazh personal urimi për fat të mirë trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate dhe gjithë ekipit. "Pesëdhjetë e pesë vjet më parë pata fatin t'i dorëzoja Kupën e Botës Bobby Moore dhe e pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin të arrije dhe të fitoje finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit - lexohet në letrën e saj - Dua të dërgoj urimet e mia dhe ato të familjes sime të gjithëve ju për arritjen në finalen e Kampionatit Europian dhe të dërgoj urimet e mia më të mira për nesër me shpresën se historia mund të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju jeni sjellë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI