Flash

Skadenca e kontratës po i kushton rëndë Lionel Messi: Pleshti humb çdo ditë 100 mijë euro

Lapsi.al 10 July 2021
Skadenca e kontratës po i kushton rëndë Lionel Messi: Pleshti

Në fillim ishte pozicioni i marrë nga Javier Tebas, presidenti i La Liga, i cili deklaroi se pa largime Barcelona nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën me Messin për shkak të rregullave të Fair Play Financiar, pastaj L'Equipe vendosi ti numërojë paratë në xhep numrit më të famshëm dhjetë në botë, duke llogaritur që, nga fundi i marrëdhënies së tij me Barcelonën (30 qershorin e kaluar), Leo po humbet bukurinë e njëqind mijë eurove në ditë.

Me pak fjalë, e famshmja "carta de libertad" po ndikon masivisht në financat solide të Messit. Në pritje të kuptohet nëse argjentinasi do të rinovojë me Barçan, me të gjitha dyshimet e rastit, PSG mbetet gjithmonë pranë dritares për të parë nëse mund të tentojë goditjen e madhe për ta sjellë atë në Francë. Dicka më shumë do të mësohet pas Kupës së Amerikës. Ndërkohë, llogaritja në të cilën bazohet gazeta franceze, për të vlerësuar humbjet e përditshme të kampionit argjentinas, është mbresëlënëse.

Duke u nisur nga ajo që referonte El Mundo, që raportoi se paga e marrë deri më tani ishte afër një shifre prej 138.90 milion euro bruto në sezon (74.90 neto), Equipe argumenton se nëse Messi dhe Barcelona kishin arritur një marrëveshje në rënie duke filluar nga 1 korriku, Leo do të kishte fituar një shifër prej rreth 100,000 euro neto në ditë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI