Flash

Vaksinimi në Europë/ BE: Doza të mjaftueshme për 70 përqind të të rriturve

Lapsi.al 10 July 2021
Vaksinimi në Europë/ BE: Doza të mjaftueshme për 70

Bashkimi Europian ka siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për të imunizuar 70 perqind të popullsisë së rritur. Në një deklaratë të shtunën, presidentja e Komisionit Europian tha se 500 milionë doza do të jenë shpërndarë për 27 vendet anëtare deri të dielën.

“Kam lajme të mira për qytetarët europianë sot. BE e mbajti fjalën. Këtë fundjavë ne do të kemi shpërndarë te shtetet anëtare vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e 70 perqind të personave të rritur. Deri nesër do të jenë shpërndarë 500 milionë doza të vaksinave”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se pandemia e Covid-19 vijon të jetë një kërcënim dhe se BE-ja është në gatishmëri për shpërndarjen e më shumë vaksinave, përfshirë kundër varianteve të reja.  Sipas Qendrës Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, 63,8 përqind e popullsisë së bllokut mbi 18 vjeç e ka marrë të paktën një doza të vaksinës, ndërsa 44,1 përqind eshtë imunizuar plotësisht. Më shumë së 320 milion nga dozat që janë shpërndarë rreth BE janë të Pfizer/BioNTech. 84 milionë janë të AstraZeneca-s dhe Oxford, 43,3 milionë të Moderna-s dhe 18 milionë të Johnson & Johnson, vaksina me një dozë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI