Flash

Kërkesë kryeminisitrore e suport mbretëror për Southgate: "Sillni trofeun në shtëpi"

Lapsi.al 11 July 2021
Kërkesë kryeminisitrore e suport mbretëror për Southgate:

"Doja t'ju përgëzoja ju dhe të gjithë lojtarët për paraqitjet dhe rezultatet tuaja të pabesueshme në këtë Euro 2020. Ju tashmë keni bërë historinë". Disa orë para finales kundër Italisë në Wembley, Kryeministri britanik Boris Johnson i ka shkruar një letër trajnerit Gareth Southgate. "Ju e keni çuar Anglinë në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Për shumicën e njerëzve në këtë vend, është hera e parë që kjo ka ndodhur në të gjithë jetën e tyre," lexon ajo.

"Ke formuar një grup vëllezërish, energjia e të cilëve, qëndrueshmëria dhe puna në skuadër - dhe talenti i pastër - duket se shkëlqejnë në gjithçka që bëni. Ju keni ngritur peshë shpirtrat në të gjithë vendin dhe e dimë se mund ta ngrini atë trofe". "Ne nuk po shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë te ju, Gareth, dhe te ekipin juaj i mahnitshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mbarë, lojë të mirë dhe sille në shtëpi!", përfundoi Johnson.

PRINCI WILLIAM: "KOMBI ËSHTË ME JU"

William, Duka i Kembrixhit, ka dashur t'i dërgojë një video mesazh trajnerit Southgate dhe ekipit kombëtar anglez në prag të finales kundër Italisë: "Unë i uroj fat Gareth dhe të gjithë lojtarëve sonte". "Ju uroj të gjithë fatin më të mirë të mundshëm, i gjithë vendi është me ju. Le ta çojmë në shtëpi."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI