Flash

Trofeu i parë me Argjentinën, Lionel Messi: "Një lumturi e çmendur, i them faleminderit Zotit"

Lapsi.al 11 July 2021
Trofeu i parë me Argjentinën, Lionel Messi: "Një lumturi e

"Zoti e përgatiti këtë moment për mua, unë i jam mirënjohës atij që ma dhuroi." Këtu janë fjalët e ngarkuara emocionalisht të Lionel Messit pas fitores së Argjentinës në Copa America, një triumf ndaj Brazilit në Rio de Janeiro që e shpërblen pjesërisht numrin 10 për shumë dështime të hidhura të gëlltitura me kombëtaren. "Unë kisha nevojë të hiqja pak mendjen për të qenë në gjendje të fitoja diçka me ekipin kombëtar, i shkova afër për kaq shumë vite, por e dija se do të ndodhte në një moment. I jam mirënjohës Zotit që më dhuroi këtë moment në Brazil," tha kampioni i Barcelonës.

"Lumturia që ndiej është e çmendur, e patregueshme. Shumë herë kam ndjerë vetëm trishtim, por e dija që herët a vonë do të më ndodhte edhe mua të fitoja dhe nuk kishte kohë më të mirë", shtoi argjentinasi. "Ky grup me të vërtetë e meritonte dhe unë isha shumë i sigurt për forcën e tij. Ne jemi rritur shumë që nga Copa America e fundit, por këtu kemi vuajtur dhe jemi mbajtur fort deri në fund. Tani jemi shumë të lumtur, do të jetë një ndeshje që do të hyjë në histori, sepse fituam finalen kundër Brazilit dhe në Brazil".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI