Flash

Formacionet/ Askush nuk ndryshon asgjë: Italia e Anglia 'guximtare', ja si reshtohen

Lapsi.al 11 July 2021
Formacionet/ Askush nuk ndryshon asgjë: Italia e Anglia

Pak na ndan tashmë nga finalja e Euro 2020 dhe dy trajnerët kanë zyrtarizuar mënyrën si kanë vendosur të luftojnë për të bërë të tyren trofeun. Dy shkolla të ndryshme futbolli, por që tentojnë njësoj të jenë të guximshme përpara, pa ndryshuar modulet e lojës që i kanë nxjerrë fitues deri tani. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 58 mijë tifozëve të saj, duke qenë ndoshta edhe për këtë arsye favorite, ndërsa 7 mijë italianë do të mbështesin 4-3-3 e Mancinit në kërkim të trofeut që mungon nga 68'.

Asnjë ndryshim, sa i përket formacionit të Mancinit, krahasuar me gjysmfinalen e fituar me Spanjën, pavarësisht 120 minutave të dytë në tre ndeshjet me eleminim direkt që këta futbollistë kanë përballuar. Dicka më inovatit Southgate, por jo në koncept, thjesht në lojtarët që do ta interpretojnë, ku Tripier në treshen ofensive është një zgjedhje për të ndihmuar Shaw të përballojë një Chiesa të demonizuar.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALI– Donnaruma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonnuci, Emerson, Verratti, Barella, Jorginho, Insigne, Chiesa, Immobile, Trajner: R. Mancini

ANGLI - Pickford, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Tripier, Sterling, Kane, Trajner: G. Southgate

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI