Flash

Qindra të helmuar në Kosovë/ Urdhër për të mos konsumuar ujin e pijshëm në Deçan

Lapsi.al 13 July 2021
Qindra të helmuar në Kosovë/ Urdhër për të mos

Autoritetet në qytetin Deçan të Kosovës shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi më shumë se 880 njerëz dyshohet se janë helmuar pasi kishin pirë ujë të ndotur.

Helmimi masiv dyshohet se ka marrë përmasa tragjike, pasi dy persona kanë humbur jetën në mënyrë misterioze pasi kanë pirë ujin e pijshëm.

"Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë territorin e komunës së Deçanit," thuhej në tekstin e vendimit zyrtar për gjendjen e jashtëzakonshme të publikuar nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ditën e sotme.

Ramosaj tha se ai e mori vendimin sepse më shumë se 880 njerëz dyshohet se janë sëmurë si rezultat i pirjes së ujit të ndotur në komunë gjatë dy ditëve të fundit.

Banorët lokalë në fshatrat Prejlep, Rastavica, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratisha dhe Jasic i Ri pretenduan se kishin vuajtur nga diarre, marrje mendsh, të përziera dhe të vjella.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikci, i tha BIRN-it ditën e sotme se dy persona kanë vdekur dhe trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të parë nëse ishin helmuar.

Por, Ministri i Shëndetësisë i Kosovës Arben Vitia, i tha medias se dy vdekjet "nuk kanë të bëjnë me situatën (e dyshuar nga ndotja e ujit)".

Janë ngritur dyshime se sëmundjet e raportuara janë shkaktuar nga uji i pijshëm i furnizuar nga një kompani e quajtur Hidrodrini, e cila furnizon qytetin e Deçanit me ujë të supozuar të pijshëm.

Bazuar në këto dyshime, prokuroria deklaori se uji i kompanisë Hidrodrini nuk duhet të përdoret për tu pirë në dhjetë fshatra në Deçan.

Megjithatë, rezultatet e para të testeve në ujë janë kthyer normale. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, IKSHP, po kryen teste të mëtejshme, rezultatet e të cilave do të dalin më së shumti brenda 48 orëve.

"Deri më tani, vlerësoj se sipas rezultateve të para, kimikisht nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm, uji është i përdorshëm, por ne jemi duke pritur për më shumë analiza," i tha të hënën drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani mediave në Kosovë.

Kompania Hidrodrini tha në një deklaratë sot se ndaloi furnizimin me ujë në momentin kur u shfaqën raportet se njerëzit ishin sëmurë.

Por kompania tha se "pas një takimi të Selisë Komunale të Emergjencave të Deçanit, u vendos që nga ora 13:00, furnizimi nga sistemi i furnizimit me ujë për zonën në fjalë do të rikthehet". 

Sidoqoftë, kompnaia paralajmëroi që përkundër këtij vendimi, uji nuk duhet "të përdoret për të pirë, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike" për momentin.

Kryetari Ramosaj u tha mediave të hënën se numri i vlerësuar i njerëzve që mund të ishin prekur ishte 884, megjithëse nuk ka të dhëna të publikuara zyrtarisht.

"Ne nuk do të ndalemi derisa të zbulojmë pse ndodhi ky helmim. Në komunën e Deçanit, deri më tani ka 884 pacientë që kanë të njëjtat simptoma," tha Ramosaj.

Ai gjithashtu tha se kjo ishte "hera e dytë në një muaj që po raportohej i njëjti skenar". 

Një burrë, Zenel Kadriaj nga fshati Rastavica, i tha BIRN-it se uji ishte me ngjyra dhe kishte një sasi të madhe klori në të.

Por një burrë tjetër, Hysni Alickaj nga fshati Irzniq, tha se pesë vajzat e tij u sëmurën, por jo si rezultat i ujit të pijshëm sepse ai nuk ka një sistem të furnizimit me ujë në shtëpi.

Ramadani, drejtori i IKSHP-së, gjithashtu i tha medias se ka njerëz që kanë shfaqur simptoma por që nuk kanë konsumuar fare ujë të furnizuar nga Hidrodrini.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve...

16:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI