Flash

Video/ Fjalimi motivues i Mancinit para finales: "Jemi Zot të fatit tonë, e dini çfarë duhet të bëni"

Lapsi.al 13 July 2021
Video/ Fjalimi motivues i Mancinit para finales: "Jemi Zot të fatit

Roberto Mancini, i gjithë grupi i të kaltërve i mbledhur dhe dërrasa e taktikës. "Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina ... (Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola ed)": e ka nisur kështu tekniku i Italisë, që është përpjekur t'u rrëmbejë një buzëqeshje lojtarëve të tij, në mbledhjen e fundit taktike përpara ndeshjes Itali-Angli. Pastaj Mancini korrigjoi Spinazzolan, të dëmtuar, me Emerson Palmierin dhe përfundoi formacionin duke arritur te Immobile, para se të fillonte fjalimin për të motivuar ekipin kombëtar që së shpejti do të përballej me ulërimën e Wembley.

Në videon e publikuar, mund të dëgjohet tekniku italian duke artikuluar këto fjalë të thjeshta, por efektive: "Unë nuk kam asgjë më shumë për t'ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Jemi Zot të fatit tonë, e dini çfarë duhet të bëni”. Fjalë që Italia ka qenë në gjendje t’i vërë në zbatim në terren.

https://www.youtube.com/watch?v=fOSCgekchTg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI