Flash

Zvicra uron Italinë në mënyrën e tyre: "Kush na mund 3-0 meriton Europianin"

Lapsi.al 13 July 2021
Zvicra uron Italinë në mënyrën e tyre: "Kush na mund
Ndonjëherë humbjet mund të jenë edhe të përligjura, sidomos kur skuadra që tregohet superiore në ndeshje në fund fiton krejt turneun. Federata Zvicerane e Futbollit ka uruar Italinë në Tëitter me një mesazh ironik: "Kush na mund 3-0 meriton të bëhet Kampion Europe... Urime për një turne të shkëlqyeshëm, Azzurri! Festime të mbara, komplimenta përsëri dhe shihemi në shtator". Skuadra e Petkovic në fakt e nisi me një barazim 1-1 kundër Uellsit Grupin A, ku bënte pjesë edhe Italia skuadra e vetme që arriti të mposhte me lojë zviceranët. Në Grup Shaqiri e të tjerët e mbyllën me fitoren 3-1 kundër Turqisë, ndërsa goditjen e madhe e bënë në raundin e 1/8 kundër kampionëve të botës Francës. Kundër skuadrës së Deschamps helvetët barazuan 3-3 në 1/8 dhe kaluan raundin me penallti, duke i shkuar përballë në cerekfinale Spanjës. 1-1 kundër të besuarve të Luis Enrique, të cilët më pas u imponuan me penallti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI