Flash

"Do të vijë, do të vijë": Nedved konfirmon Ronaldon në ditën e parë të grumbullimit, super pritje për Allegrin

Lapsi.al 14 July 2021
"Do të vijë, do të vijë": Nedved konfirmon

"Ai do të vijë, do të vijë": zëvendës presidenti i Juventus, Pavel Nedved, iu përgjigj kështu një tifozi të Juventusit i cili e pyeti për Cristiano Ronaldon jashtë portave të Continassa, ku ka nisur sot gumbullimi i Juventusit. Portugezi është duke shijuar pushimet, së bashku me familjen e tij, pas lodhjes së Europianit dhe pritet në Torino në ditët në vijim. Pritje super për Massimiliano Allegrin. “Na ço në majën e Evropës”, ka qenë një prej kërkesave që iu bënë trajnerit të rikthyer te Juventus.

Duke përjashtuar lojtarët e kombëtares, futbollistët bardhezinj janë mbledhur për testet fizike në J Medical dhe për të nisur punën nën urdhrat e Allegrit. Mes emrave të mëdhenj janë: Dybala, McKennie, Arthur dhe Pinsoglio. Më pas do të jetë radha e lojtarëve që kthehen nga huazimi dhe flitet këtu për Ruganin, Pjacan, Pellegrinin, Perin dhe së fundmi ekipi i Under 23.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI