Flash

Igli Tare mbyll çështjen Luis Alberto: “Sarri ka sjellë entuziazëm”

Lapsi.al 14 July 2021
Igli Tare mbyll çështjen Luis Alberto: “Sarri ka sjellë

"Luis Alberto është kthyer sonte dhe është në grumbullim me ekipin në Auronzo di Cadore". Kështu, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka mbyllur çështjen në lidhje me playmakerin spanjoll, i cili nuk ishte paraqitur në qendrën e grumbullimit bardhekaltër. "Ardhja e Sarrit ka ndezur me të vërtetë një entuziazëm të madh në qytet, tifozët e kërkuan atë fuqimisht dhe ne i kënaqëm ata", shtoi drejtori sportiv shqiptar i bardhekaltërve.

"Kemi sjellë një trajner të shkëlqyer te Lazio dhe derbi i Romës do të shihet në të gjithë botën me shumë kënaqësi", shtoi Tare duke promovuar në këtë mënyrë derbin kryeqytetas mes Lazios së Sarrit dhe Romës së Mourinhos që do të luhet në 26 shtator. "Ka gjetur një skuadër shumë të motivuar, në pesë ditët e para të grumbullimit pashë entuziazëm të madh për punën e tij. Ai vetë tha se është në një vend ku mund të luajë futboll siç i pëlqen”, përfundoi Tare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI