Flash

Lojtari më i mirë i Euro 2020 prezantohet në Paris : "Mirëserdhe Gigio"

Lapsi.al 14 July 2021
Lojtari më i mirë i Euro 2020 prezantohet në Paris :
Mungonte vetëm zyrtarizimi, që pritej pikërisht në ditën e sotme, ashtu sikurse edhe ndodhi: Gianluigi Donnarumma është një lojtar i ri i Paris Saint-Germain. Klubi francez e bëri njoftimin në Tëitter, duke mirëpritur ish-portierin e Milanit me një mesazh në italisht: "Benvenuto Gigio", shkruan klubi francez. Donnarumma ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare deri në 2026. "Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Ndihem gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të vazhdoj të rritem këtu. Me Parisin dua të fitoj sa më shumë dhe të sjell gëzim për tifozët", janë fjalët e parë të portierit për klubin e ri. MALDINI: "TË VJEN KEQ" "Donnarumma? Është një humbje e rëndësishme për ne edhe pse kemi blerë një portier të shkëlqyer. Ai është një djalë i lindur në çerdhen tonë dhe duke parë se çfarë ka bërë në Milano, fakti që historia është ndërprerë të dhemb pak. Është e drejtë të mendosh për të kaluarën, por e ardhmja magjeps më shumë". Kjo është ajo që deklaroi drejtori i Milanit Paolo Maldini, i cili foli gjatë shortit të kalendarit të Serisë A 2021/22.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI