Flash

Skandali i audiove të vjedhura, Real kundërsulmon: "Një gazetar na shantazhoi për 10 milionë euro"

Lapsi.al 15 July 2021
Skandali i audiove të vjedhura, Real kundërsulmon: "Një
Pas skandalit mediatik për audion e botuar nga gazeta spanjolle 'El Confidencial', në të cilën presidenti Florentino Perez fliste keq për Cristiano Ronaldo, Mourinho, Casillas, Raul dhe shumë të tjerë, Real Madrid kalon në kundërsulm duke zbuluar se në 2011 gazetari Jose Antonio Abellan ka shantazhuar zëvendës/presidentin Eduardo Fernadez de Blas, duke i kërkuar atij 10 milion euro në këmbim të "zhdukjes" së kësaj audio të regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar më pas. "Transistori i Onda Cero zbuloi se Abellán kishte bërë një takim në 2011 me zv/presidentin e Real Madrid, Eduardo Fernández de Blas, në restorantin Combarro, ku e shantazhoi duke i kërkuar 10 milion euro për të zhdukur audion e regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar". Një rindërtim që do të shfajësonte presidentin e Realit, i cili tashmë ishte mbrojtur me një deklaratë ku thuhej se audio ishte manipuluar dhe ishte nxjerrë jashtë kontekstit. ABELLAN: "PËRSE ASKUSH NUK MË DENONCOI?" Përgjigja e Abellan nuk vonoi të vinte dhe gjithmonë është bërë në Tëitter. "Më lejoni të kuptoj dicka, zv/presidenti i Real Madrid më akuzoi për zhvatje në 2011... 10 vjet më parë... dhe askush nuk më denoncoi atëherë? - shkroi gazetari - E presidenti, ndërkohë, përdori faqen e internetit të klubit dhe anëtarët për përfitimin e tij personal. Jeni pothuajse si Xhunta e Calderon... ose edhe më keq".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI