Flash

Video/ Laçi përmbys humbjen e parë: bardhezinjtë shënojnë dy herë në shtesë dhe i shkojnë përballë Craiovas

Lapsi.al 15 July 2021
Video/ Laçi përmbys humbjen e parë: bardhezinjtë

Atë që Mazrekaj e komplikoi në fundin e ndeshjes së parë, duke humbur një penallti që do ti kishte thjeshtuar gjërat, Laçi e bën në Elbasan Arena, duke arritur kualifikimin në turin e dytë të Conference League me 3-0 në shtesë përballë Podgoricës. Golat e Deliut, Lushkjes dhe Prengës i dhanë Duros të drejtën e kalimit në raundin e dytë.

Tekniku e kishte të qartë se cfarë duhej të kërkonte nga të tijtë, edhe pse të paktën në pjesën e parë u bë një sulm i vërtetë drejt portës së Ivzevic, por 18 vjecari u kthye në protagonist duke ndalur cdo tentativë të kurbinasve. Një qendërsulmues goli që duket se mungon në organikën e bardhezinjve, që në largimin e Nuabuezes e problemeve me dokumentacionin e Harmon.

E megjithatë, në minutën e 60 Deliu gjeti golin e avantazhit për kurbinasit duke rritur akoma më shumë shpresat, pas barazimit të rezultatit të ndeshjes së parë. Malazezët megjithatë ia dolën të mos pësojnë më deri në fund të kohës së rregullt, por në shtesë Laci e zgjidh me golin e Lushkjas dhe siguron gjithcka me Prengën, i cili sapo ishte aktivizuar në fushë, por jo më parë se Sherri të shpëtonte rezultatin. Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet kështu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës teksa në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Craiovas.

LAÇI 3-0 PODGORICA (3-1)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI