Flash

Ambasadori turk: Shqipëria është ndërgjegjësuar për rrezikun e gylenistëve

Lapsi.al 16 July 2021
Ambasadori turk: Shqipëria është ndërgjegjësuar

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük (foto lart dje) ka shfrytëzuar kodrat e liqenit ose me konkretisht "Parkun e Demokracisë 15 Korriku" për të sulmuar edhe njëherë strukturat gyleniste në Shqipëri.

"Lufta jonë kundër FETO-s vazhdon me të njëjtën vendosmëri pothuajse në çdo skaj të botës. Kjo në fakt nuk është hakmarrje ndaj asaj organizate, por është një luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Strukturat terroriste të lidhura me FETO-n, të fshehura nën petkun e arsimit, shëndetësisë si dhe ndihmave humanitare, duke ndjekur një axhendë shumë sekrete dhe të fshehtë shtohen si qeliza kancerogjene brenda strukturës shtetërore pothuajse në të gjithë vendet ku ushtrojnë veprimtari. Qëllimi i tyre është të shtinë në dorë shtetin, pushtetin, për këtë arsye FETO nuk është një kërcënim i madh vetëm për Turqinë, por për çdo vend ku ajo zhvillon aktivitet. Ne do të vazhdojmë luftën tonë me të njëjtën vendosmëri dhe vullnet derisa të gjithë terroristët me duar të përgjakura t'i dorëzohen drejtësisë", tha ai gjatë ceremonisë së mbajtur për përkujtimin e viktimave të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016.

Lexo me tej:

Pesë vjet nga “puçi gylenist”/ Si ka degraduar pushteti i Erdoganit

Ajo që bëri përshtypje gjatë këtij fjalimi ishte se ambasadori turk tha se vendi i tij dhe Shqipëria do të luttojnë sëbashku kundër kësaj fatkeqësie ashtu sikurse kanë bërë krah përkrah në betejën e Çanakkalasë, të cilën Turqia e fitoi në 1916 kundër forcave Angleze dhe Franceze.

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Pasi theksoi se gylenistët, të cilët Erdogan i akuzon pa prova për grushtin e shtetit të pesë viteve më parë, duan të helmojnë marëdhënien mes dy vendeve ambasadori Murat Ahmet Yörük, nënvizoi se institucionet shqiptare po ndërgjegjësohen për rrolin e tyre helmues në arsim e shëndetësi. “falë punës së qeverisë sonë dhe ambasadës sonë vërejmë me kënaqësi se në institucionet dhe opinionin publik shqiptar është formuar tashmë një ndërgjegjësim ndaj organizatës FETO” tha ai.

Dhe në fakt konstatimi nuk është pa baza. Ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë të BE apo vendeve të NATO-s, kryeministri Rama e ka konsederuar organizatën gyleniste, të cilën shteti turk e etiketon si FETO, si të rrezikshme dhe ka pranuar rolin e saj në grushtin e shtetit.

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Autoritetet shtetërore shqiptare kanë shklelur ligjet e vendit duke ekstraduar shtetasit turq që akuzohen pa prova bindëse në vendin e tyre, si në rastin e Harun Çelik që u rrëmbye nga shërbimi sekret turk duke nxitur edhe kritikat e OKB.

Skandali/ Ku u shkel ligji në ekstradimin e mësuesit gylenist?

Po ashtu rrejteit të shkollave dhe kolegjeve turke po u bëhet një presion i fortë duke përdorur metodat okulte të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, për ti larguar nga vendi ndërkohë që qeveria ka marrë vendim për mbylljen e disa shkollave në Korcë kavajë apo Tiranë.

Pra në Tiranë po zbatohet pikë për pikë projekti paranojkak i Erdoganit, pushteti i të cilit vazhdon ta blejë thyerjen e ligjeve vendase përmes vaksinave, ndërtimit të ndonjë spitali dhe Air Albania-s.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI