Flash

WhatsApp pa celular? Aplikacioni do të mund të përdoret edhe kur telefoni është fikur

Lapsi.al 16 July 2021
WhatsApp pa celular? Aplikacioni do të mund të përdoret edhe kur

WhatsApp po teston një opsion që i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur celularin e tyre për të dërguar një mesazh për herë të parë.

Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me celularin e përdoruesit, pra pajisjet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe.

Opsioni i ri do të lejojë dërgimin e tyre edhe në rast se celulari nuk ka bateri dhe është i fikur, madje mund të përdoret njëkohësisht në 4 pajisje.

Risia do të testohet fillimisht si një version “beta” për një grup të vogël përdoruesish në mënyrë që të planifikohet dhe përmirësohet performanca përpara se të jetë i përdorshëm nga të gjithë.

Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta.

Të këshilluara

Ishujt italianë bëhen 'pelegrinazhe seksi'

Ata janë të pacenuar, të egër dhe jashtëzakonisht të nxehtë dhe jo vetëm për shkak të temperaturës së lartë dhe peizazhit mahnitës vullkanik me pak shpërthime t...

13:27

Tërmet i fuqishëm në ishullin turistik grek

Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter është regjistruar pak momente më parë në ishullin turistik të Lesbos në Greqi. Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe janë nd...

22:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI