Flash

Përmbytjet apokaliptike, Belgjika shpall 20 korrikun ditë zie kombëtare

Lapsi.al 17 July 2021
Përmbytjet apokaliptike, Belgjika shpall 20 korrikun ditë zie

20 korriku është shpallur ditë zie kombëtare në Belgjikë për 21 personat që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, sipas një deklaratë të kryeministrit Alexander De Croo.

Pas tre ditësh reshjesh, lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe fshatrat në disa pjesë të vendit. Në Liege, qytet i shkatërruar tashmë, vijojnë operacionet për pastrimin e rrugëve. Nuk është ende e qartë se sa janë dëmet e shkaktuara pasi shumë vende janë të paarritshme për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve.

Një fëmijë 6 vjeç arriti të bashkohet me prindërit pas dy ditësh. Në Holandë është prishur një digë në provincën e Limburgut. Autoritetet iu kërkuan banorëve që të largohen nga zona dhe të strehohen në vende të sigurta. Disa prej tyre nuk arritën as të ndihmojnë prindërit e moshuar. Autoritetet holandeze kanë vendosur të nxjerrin ushtrinë në jug të vendit për tu përballur me atë që e kanë cilësuar si moti më i keq i 300 viteve të fundit.

Të këshilluara

Ishujt italianë bëhen 'pelegrinazhe seksi'

Ata janë të pacenuar, të egër dhe jashtëzakonisht të nxehtë dhe jo vetëm për shkak të temperaturës së lartë dhe peizazhit mahnitës vullkanik me pak shpërthime t...

13:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI