Flash

Tërheqja epike e Chiellinit bëhet tatuazh: aty Sakës i fluturon... kupa

Lapsi.al 17 July 2021
Tërheqja epike e Chiellinit bëhet tatuazh: aty Sakës i
Kombëtarja italiane e drejtuar nga Roberto Mancini fitoi Kampionatin Evropian duke mundur Anglinë me penallti në finalen e Wembley. Një rilindje e të kaltërve, që kishte protagonistë shumë lojtarë, por një mbi të gjitha ishte sigurisht kapiteni Giorgio Chiellini. Numri 3 i Juventusit luajti një Evropian të shkëlqyer, duke e çuar ekipin kombëtar në triumfin final, falë mirëkuptimit të madh me qendërmbrojtësin tjetër Leonardo Bonucci, por do të mbahet mend edhe më gjatë për episodin në finale me anglezin Bakayo Saka. Ajo që ndodhi mes tij dhe Saka u bë virale për mënyrën se si u zhvillua: numri 3 bëri një faull taktik, e më pas u ndëshkua me karton të verdhë, duke ndaluar futbollistin anglez, duke e tërhequr nga fanella. Fotografët e pranishëm në stadium arritën të kapnin momentin, një nga më ikonikët e ndeshjes, që tashmë është bërë objekt i një tatuazhi. Përveç kësaj, Chiellini është zgjedhur edhe nga artisti i rrugës Roberto Bocco, i cili ka portretizuar skenën, me mbishkrimin: "Zoti ruaj Chiellinin". Një mesazh i thjeshtë për të falënderuar kapitenin e ekipit kombëtar për netët magjike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI