Flash

Duro ka gati planin anti-Craiova: asnjë ndryshim në formacion, por Laçi do jetë agresiv

Lapsi.al 20 July 2021
Duro ka gati planin anti-Craiova: asnjë ndryshim në formacion, por

Nga një kundërshtar në tjetrin nuk është se koha të lejon të bësh ndryshime të mëdha e për më tepër skuadra fituese nuk ndryshon, gjithnjë nëse në mes nuk futet ndonjë dëmtim e skualifikim. E në këtë këndvështrim Shpëtim Duro nuk ka asnjë shqetësim përpara ndeshjes së parë të raundit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova. Rumunët janë një kundërshtar i fortë, por mënyra si Laçi u imponua kundër Podgoricës në ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena, me një 3-0 që nuk la asnjë dyshim mbi meritën për tu kualifikuar, ka bërë që bardhezinjtë të besojnë shumë në këtë grup të formuar, pavarësisht ndryshimeve.

Nuk ka asnjë dyshim për Sherrin mes shtyllave, por as për katërshen defensive me Roganoviç, Malota, Ignjatoviç e Velijan, që në 180 minutat kundër malazezëve kanë lejuar vetëm një gol, edhe atë nga pika e bardhë e penalltisë. Deliu e Shehu kanë krijuar një mirëkuptim të admirueshëm në lojën e tyre, duke mbyllur hapësirat në koerencë e pavarësisht impaktit të mirë në lojë të Prengës, në shtesën e luajtur në Elbasan, asgjë nuk do të ndryshojë në titullarët e mesfushës, të kompletuar nga një Lushkja, që bashkë me Mazrekajn është lider i kësaj skuadre. Përpara tredhëmbëshi Zarubica, Guindo, Mazrekaj janë favoritë, ndërsa Qato e Zylfiu duhet të jenë gati nga pankina. Duro shpreson shumë në fakt në kapacitetin e Mazrekajt për të krijuar superioritet numerik. Kosovari ka lënë pas atë penallti të humbur në Podgoricë, duke bërë një performancë shumë të mirë në kthim dhe në këmbët e tij do të mbështetet e gjithë ofensiva e kurbinasve edhe kundër rumunëve të Craiovas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI