Flash

Video/ Krevat anti-seks në Tokyo? Gjimnasti irlandez sqaron gjithçka... me provë

Lapsi.al 20 July 2021
Video/ Krevat anti-seks në Tokyo? Gjimnasti irlandez sqaron

Olimpiada e Tokio 2020 në fakt synon të promovojë luftën kundër ndryshimit të klimës edhe në sport. Slogani ‘Të jemi më mirë së bashku – për planetin dhe njerëzit’ përmbledh strategjinë e Tokyo 2020 që synon të kontribuojë në arritjen e objektivëve të zhvillimit të qëndrueshëm. E në këtë pikë aty do të ketë nga medaljet e ‘ricikluara’, të bëra me pajisje të vjetra elektronike, te podiumet e bëra me plastikë të mbledhura në oqeane e deri te shtretërit e bërë nga kartoni, të konsideruara anti-seks.

Për këtë të fundit, Rhys McClenaghan, gjimnasti irlandez, ka një tjetër mendim. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale në lidhje me shtretërit, të bërë nga materiali i riciklueshëm. "E vërtetë, ato janë bërë prej kartoni, por shikoni sa të fortë janë. Por nuk janë menduar të jenë anti-seks! Është një lajm i rremë, fake news!"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI