Flash

Lobimet e paligjshme, arrestohet aleati i Donald Trump

Lapsi.al 21 July 2021
Lobimet e paligjshme, arrestohet aleati i Donald Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njofton arrestimin e Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump. Barrack akuzohet se është përfshirë në lobime të huaja të paligjshme si dhe pengim të drejtësisë.

Ai dyshohet se ka mbrojtur në mënyrë të paligjshme interesa e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu mendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe. 74-vjeçari Barrack është një aleat i Donald Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

Të këshilluara

Zbulohet në Egjipt ‘qyteti i përmbytur’

Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin antik të fundosur Thnis-Heracleion, dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe dhe një ...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI