Flash

E treta e vërtetë: Luis Van Gaal ulet në pankinën e Hollandës

Lapsi.al 22 July 2021
E treta e vërtetë: Luis Van Gaal ulet në pankinën e

Louis van Gaal kthehet në stolin e Kombëtares hollandeze. Sipas 'De Telegraaf', trajneri 70-vjeçar ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit Oranje. Van Gaal, në eksperiencën e tij të tretë në krye të Hollandës pas atyre në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014, do të marrë kështu vendin e Frank de Boer, i cili dha dorëheqjen pasi u eliminua në raundin e 1/8 të Kampionatit Evropian nga Republika Çeke. Tifozët e kishin kontestuar lojën e De Boer që në fillim dhe asnjëherë nuk e gëlltitën faktin që një skuadër tradicionalisht ofensive, të mbrohej me një 3-5-2 që linte jashtë lojtarët ofensivë që kanë ekzaltuar gjithnjë konceptin e futbollit hollandez.

Nga këtu ka ardhur edhe idea për ti besuar pankinën një trajneri që nuk heq dorë nga 4-3-3 dhe që ka gjithashtu një eksperiencë të rëndësishme, për të drejtuar Tulipanët drejt rikthimit në nivele të larta. Van Gaal, sipas asaj që mësohet, duhet të ketë asistentë Danny Blind, Frans Hoek dhe Henk Fraser.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI