Flash

Nis me një njeri të vetëm, ulur në mes të fushës: ja çfarë parashikon ceremonia e Tokio 2020

Lapsi.al 22 July 2021
Nis me një njeri të vetëm, ulur në mes të fushës:

E qartë, e thjeshtë dhe me momente të frymëzuara nga drama e pandemisë: ceremonia e hapjes së Tokyo 2020, që do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik, do të zgjasë 3 orë e gjysmë, por fillimi do t'i kushtohet përvojës me pandeminë Covid, që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti, ka përjetuar për një vit e gjysmë.

Sipas asaj që kanë bërë të ditur raportet e gazetarëve që morën pjesë në provat e përgjithshme, shfaqja - e planifikuar për në orën 20:00 me kohën lokale (ora 13 në vendin tonë) - fillon me një njeri të vetëm në qendër të stadiumit, ku do të jenë të pranishëm vetëm një mijë të ftuar. Artisti do të shfaqet në fillim i palosur në vetvete, pastaj ai do të ngrihet dhe do të shtrihet në gjithë lartësinë e tij të plotë, për të simbolizuar kthimin në jetë.

Në ekranet gjigante do të projektohen skena të atletëve që stërviten në dhomat e tyre, me vegla ose tapis-roulant, për të kujtuar botën se sportistët e pranishëm në Lojërat Olimpike u është dashur të stërviten kryesisht individualisht, shpesh në shtëpitë e tyre, për shkak të bllokimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI