Flash

Origjina e koronavirusit/ Kina refuzon planin e OBSH për një hetim të dytë

Lapsi.al 22 July 2021
Origjina e koronavirusit/ Kina refuzon planin e OBSH për një hetim

Kina ka refuzuar planin e OBSH-së, për hetime të mëtejshme lidhur me origjinën e koronavirusit, në qendër të së cilit është hipoteza se ai mund të ketë dalë nga një laborator kinez. Organizata Botërore e Shëndetësisë propozoi këtë muaj një fazë të dytë hetimesh për origjinën e Covid-19, si pjesë e të cilës do të zhvilloheshin auditime të laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhanit, me kërkesën për transparencë ndaj autoriteteve.

Por zëvendësministri i komisionit kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin, e cilësoi këtë si një akt arrogance ndaj shkencës.

“Të jem i sinqertë, kur e pashë fillimisht planin e OBSH-së, për një hetim të dytë mbi origjinën e koronavirusit u befasova. Pasi në këtë plan, hipoteza se shkeljet e procedurave laboratorike të Kinës çuan në daljen e virusit nga laboratori, është një prej prioriteteve të hetimeve. Në këtë aspekt, mendoj se plani nuk është i arsyeshëm dhe sfidon shkencën”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI