Flash

Nedved siguron tifozët e Juventus: "Ronaldo qendron me ne, në ditët e ardhshme do takohemi me Dybalan"

Lapsi.al 25 July 2021
Nedved siguron tifozët e Juventus: "Ronaldo qendron me ne, në
"Ronaldo? Po, do të kthehet. Është grumbulluar për të hënën, do të qëndrojë me ne". Zv/presidenti i Juventus Pavel Nedved shpërndan çdo hije dyshimi në lidhje me të ardhmen e portugezit, ndërkohë që është shprehur optimist edhe për rinovimin e Dybalas. "Marrëdhëniet nuk ishin të ftohta, jemi në kohë - tha ai për kontratën e argjentinasit pas miqësore të fituar 3-1 nga bardhezinjtë kundër Cesenas - Cherubini është në kontakt me menaxherin e tij, do të mbërrijë në ditët e ardhshme, do të ketë një takim. Gjithçka shkon siç duhet ".
Stërvitja ka përfunduar dhe gjithçka është gati për rikthimin në Itali. Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Torino. Ardhja e tij është planifikuar për sot, edhe pse grumbullimi me bardhezinjtë është në program nesër. Portugezi do të bashkohet me ekipin jo më parë se të kryejë ekzaminimeve mjekësore në J Medical. Juventusi po stërvitet në Continassa nën urdhrat e Massimiliano Allegri, ndërsa CR7 ka zgjedhur një foto të buzëqeshur me kompletin e kombëtares portugeze, përpara se të veshë sërisht atë bardhezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI