Flash

Video/ Firmos autograf në mes të ndeshjes: Haaland nuk e refuzon dot invazorin e vogël të fushës

Lapsi.al 25 July 2021
Video/ Firmos autograf në mes të ndeshjes: Haaland nuk e refuzon dot
Daljet e para me publik, ose pothuajse, për ekipet e futbollit ngjajnë si të pazakonta si për tifozët ashtu dhe lojtarët. Grumbullimet verore shërbejnë edhe për këtë qëllim, por ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe Athletic Bilbao është krejtësisht unike. E kjo nuk lidhet me faktin se dikush e ka parë të arsyeshme të përpiqet t'u afrohet idhujve të tij për të kërkuar një autograf, por me veprimin që ka bërë lojtaru. Ndodhi në St. Gallen, ku një tifoz i vogël zbriti nga tribunat dhe arriti të hynte në fushë i pashqetësuar, duke shmangur sigurinë, ndërsa Athletic priste aprovimin e arbitrit për të kryer një goditje nga këndi. Objektivi i tij? Erling Haaland. Tifozi shkoi drejt e te kampioni i tij i preferuar, sulmuesi norvegjez që po bën shumë mirë në vitet e fundit, duke i kërkuar atij një autograf. Sulmuesi nuk ngurroi ti nënshkruante fanellën, duke e shoqëruar më pas, deri në dalje nga fusha, ku ai u mor nga sigurimi, duke lejuar ekipet të rinisnin lojën. Një episod që nuk pati pasoja dhe që, në një farë kuptimi, na kujton se sa e bukur është bota e futbollit për të vegjlit. Haaland, çuditërisht, nuk e gjeti rrugën e golit në ndeshje, por ai gjithsesi la "firmën" e tij...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI