Flash

Cristiano Ronaldo mbërrin në Continassa: teste fizike e stërvitja e parë me Allegrin

Lapsi.al 26 July 2021
Cristiano Ronaldo mbërrin në Continassa: teste fizike e stërvitja

Dita e parë në Continassa për Cristiano Ronaldon, i cili u kthye në Torino të dielën pasdite pas pushimeve të zgjatura për shkak të impenjimit në Kampionatit Europian. Portugezi ka mbërritur herët në dyert e selisë së Juventusit, për t'iu nënshtruar testeve fizike dhe më pas është bashkuar me pjesën tjetër të grupit për seancën e parë stërvitore.

Në J Medical, Ronaldo është pritur nga rreth njëqind tifozë të Juventusit që e brohoritën, entuziastë për rikthimin e tij në Torino dhe për qendrimin tek bardhezinjtë. Natyrisht portugezi është vënë në dispozicion për fotografi dhe autografe. Katër lojtarë të tjerë të bardhezinjve janë kthyer gjithashtu nga pushimet. Këta janë Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, të cilët kanë kryer gjithashtu në J Medical testet e zakonshme mjekësore.

Për Ronaldon flitet edhe një takim ballë për ballë me trajnerin Massimiliano Allegri, për të sqaruar një herë e përgjithmonë qëllimet e lojtarit dhe nevojat e trajnerit, në mënyrë që të përballet me sezonin në mënyrën më të mirë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI