Flash

Policët qesharakë/ Video skandaloze jo për atë arsye që e mendoni

Lapsi.al 27 July 2021
Policët qesharakë/ Video skandaloze jo për atë arsye që
Videoja e bërë virale, ku shihet një aksion pa rezultat i policisë, të cilëve u shpëton nga ndalimi një makinë me xhama të zinj që dyshohej se mbante brenda lëndë narkotike, nuk është skandaloze vetëm për arsyen që është komentuar sot gjatë gjithë ditës. Në mbarë mediat u komentua sot dhuna e shproporcionuar që ata ushtruan mbi gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtrinë në tokë dhe tentuan t'i rrëmbenin celularin. Por sjellja prej bashibozuku jo profesionist nuk duket vetëm këtu. Eshtë mirë të shikohen një nga një videot për të kuptuar profesionalitetin me të cilin veprojnë uniformat blu. Në videon e parë poshtë, duken pamjet se si ata ndalojnë veturën e dyshuar të Altin Gegës . I vërsulen asaj pa pikë profesionalizmi, tentojnë të hapin me forcë derën e mbyllur nga brenda dhe përdorin një fjalor rruge ndaj shoferit që mund të nxisë edhe protestat e organizatave LGBT. Edhe më qesharak është reagimi kur shoferi u largohet dhe policët mbeten si hunj.
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-27-at-3.15.37-PM-2-1-1.mp4"][/video]   Por ashtu sikurse duket në pamjet pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë ku po ndodhte ngjarja u gjend rastësisht edhe një makinë e News 24. Gazetarët ndaluan dhe filluan të filmojnë. Pikërisht një gjë e tillë është e palejueshme në shtetin e propagandës. Pasi i iku i dyshuari policët sulen mbi gazetarin, e shtrijnë përtokë dhe i marrin celularin ku ai kishte fiksuar pamjet e amatorizmit të tyre (video poshtë).   [video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-27-at-3.15.37-PM-3.mp4"][/video] Pasi kryejnë një zinxhir gafash duke ushtruar dhunë edhe mbi banorët përreth vendit të ngjarjes dhe kur pa se u bë zhurmë e madhe, policia u dha mediave një njoftim se ajo nuk e dinte që kishte kapur një gazetar dhe se kishte ushtruar dhunë ndaj atij që po ushtronte profesionin e vet. Por ky episod ka disa probleme. E para në video duket kolegia Klodiana Lala e cila i njofton policët që Gjencaj është gazetar. E dyta edhe po të mos ishte gazetar, por thjesht një qytetar, a duhej masakruar? A kishte faj ai që rastisi të fiksonte me celularin e tij një gafë amatoreske të disa policëve të paaftë? Pra, skandali në këtë histori me video nuk është dhuna e ushtruar ndaj Gjencajt, por fakti se edhe në mendjet e policeve të thjeshtë është fiksuar ideja e shtetit të propagandës se e vërteta duhet fshehur qoftë edhe me dhunë.

Shpëtoi prej policisë gjatë operacionit antidrogë, i arratisuri kapet disa minuta më vonë

Natyrisht, ashtu sikurse imagjinohej, shoferi që i iku policisë do të kapej më pas, gjë që nuk ishte e vështirë...por kjo histori e shëmtuar nxorri në pah tre gjëra, paaftësinë e policëve që pamë në veprim, gjuhën e tyre në aksion, të ngjashme me atë të përgjimeve nga Dibra që publikoi gjermania "Bild" dhe së fundi alergjinë e organeve shtetërore nga transparenca. Të gjitha këto sëbashku janë në vetvete mëkate shumë më të mëdha sesa dhuna e papërligjur ndaj kolegut tonë. ©Lapsi.al 
  [video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-27-at-3.15.37-PM-1-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI