Flash

Rooney viktimë e një shantazhi: zbulohet identiteti i vajzave që kaluan natën me të në hotel

Lapsi.al 27 July 2021
Rooney viktimë e një shantazhi: zbulohet identiteti i vajzave që
Skandal në rrjetet sociale për Wayne Rooney, por natyrisht kjo nuk është një gjë e re. Ajo që tërheq vëmendjen është shantazhi që i është bërë teknikut aktual të Derby County. Ish-sulmuesi i United e kaloi natën me tre modele në një hotel dhe fotot e festës dolën në internet, duke tërbuar 35 vjeçarin. Pasi imazhet u shpërndanë, Rooney i tha policisë se ai ishte viktimë e "shantazheve". Një mashtrim i nxehtë me sa duket, sepse në foto tre vajzat mund të shiheshin duke pozuar me të brendshme pranë ish-yllit anglez ndërsa ai flinte. Së bashku me Rooney, i martuar dhe baba i katër fëmijëve, protagonistë të historisë që shkaktoi menjëherë një sensacion në tabloidët anglezë ishin Taylor Ryan, Elise Melvin dhe Brooke Morgan, tre modele 21-vjeçare që ndoqën teknikun aktual të Derby County në hotel për një parti private pas një kontakti të parë në klubin ekskluziv Chinawhite. Një festë pa seks, sipas disa miqve të vajzave, por me disa selfie të “vjedhura” që janë pak pikante. Pasi ra në gjumë, Rooney në fakt u vu në shënjestër nga të rejat që bënë disa fotografi pranë tij, ndërsa ishin gjysëm të zhveshura dhe postuan gjithçka në profilet e tyre sociale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI