Flash

Video/ Trajneri rreh me shpulla xhudisten: Federata e paralajmëron, por ajo i del në mbrojtje: "Doja vetë"

Lapsi.al 28 July 2021
Video/ Trajneri rreh me shpulla xhudisten: Federata e paralajmëron, por ajo

Kur adrenalina është pak e lartë, ja cfarë ndodh ... Në Tokio, në Nippon Budokan, një episod tronditi tifozët e yllit gjerman të xhudos Martyna Trajdos, duke i lënë ata të hutuar dhe paksa të shqetësuar, pasi trajneri i saj u pa duke qëlluar me shuplaka atleten.

Xhudistja e re po përgatitej të ndeshej me kundërshtaren hungareze Szofi Ozbas, në kategorinë 63 kg për femra, kur ajo bëri një bisedë "të çuditshme" me instruktorin e saj disa minuta nga fillimi i ndeshjes. Trajneri, duke u përpjekur të nxisë nxënësen e tij, e kapi atë nga kimono dhe pasi e kishte goditur me shuplaka për t'i dhënë asaj karikimin e duhur, ai u paralajmërua zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Këtu, sidoqoftë, erdhi edhe befasia. Xhudistja gjermane ka dalë në mbrojtje të trajnerit të saj Claudiu Pusa nga kritikat, duke deklaruar se ishte kërkesa e saj specifike, e bërë para se të shkelte në tapet. Fjalë që nuk e kënaqën Federatën, e cila i dha një paralajmërim trajnerit për "sjelljen e keqe që ai tregoi" e që tronditi spektatorët olimpikë. Ata specifikuan gjithashtu në një shënim: "Xhudo është një sport edukativ dhe si i tillë nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë". Trajdos, e cila më vonë humbi ndeshjen, tha se ishte e hidhëruar nga incidenti, duke mbrojtur trajnerin e saj deri në fund, madje edhe në mediat sociale. Në Instagram ajo shkroi në fund të garës: "Duket se kjo nuk ishte mjaftueshëm e vështirë", duke iu referuar shuplakave të marra. Humbi ndeshjen, por sigurisht jo humorin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI