Flash

Goditet në kokë me çekiç gjatë stërvitjes: humb jetën atletja 19 vjeçare kubaneze

Lapsi.al 29 July 2021
Goditet në kokë me çekiç gjatë stërvitjes:
19-vjeçarja kubane, Amerna Osorio, atlete e hedhjes së çekiçit humbi jetën nga dëmtimet e marra në kokë, të pësuara në muajin prill në një aksident gjatë stërvitjes kur ajo u godit në kokë nga një çekiç i hedhur. E katërta në Lojërat Olimpike Rinore 2018 në Buenos Aires dhe medalje e bronxtë në Kampionatet Pan Amerikane nën 20 vjeç dy vjet më parë në hedhjen e çekiçit, lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë presidenti i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës, Osvaldo Vento: "Ne e ndajmë këtë dhimbje të padurueshme me familjen e saj". Vdekja e Alegna Osorio gjithashtu bëri jehonë edhe në Tokio ku atletja amerikane Gwen Berry e impenjuar në Lojërat Olimpike i kushtoi asaj një kujtim. "Një mendim dashurie për familjen e saj në këtë moment të vështirë. E gjitha kjo është kaq e trishtë”, shkruajti në Twitter atletja amerikane, medalje ari në hedhjen e çekiçit në Pan-Amerikan 2019 me 74.62 metra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI