Flash

Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin

Lapsi.al 31 July 2021
Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi

Për një kohë të gjatë shumëkush është tallur dhe ka bërë humor me faktin se gjatoshi Edi Rama kishte zgjedhur një zëvendës liliput. Vetë kryeministri e kishte shndërruar këtë fakt në objekt batutash duke e kthyer në argument politik shtatin e Erion Braçes.

Por me sa duket kjo zgjedhje nuk ka të bëjë vetëm me vanitetin e shefit të qeverisë, për të sunduar fizikisht mbi vartësit. Zgjedhjet e tij priren më shumë drejt qëmtimit të lakejve që firmosin çfarë i'u vihet përpara.

Dhe Braçe ka dhënë prova se është i aftë për këtë.

Disa javë më parë ai firmosi dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët që bën sikur i përbalt në Facebook. Ndërsa tani, zv kryeministri ka hedhur nënshkrimin për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës.

Kjo VKM e sigluar nga Braçe është shumë problematike sepse ajo bie ndesh me vendimin që sapo mori Gjykata Kushtetuese, e cila arsyetoi se kalimi i kësaj prone tek Bashkia Tiranë ishte antikushtetues.

https://lapsi.al/2021/07/16/shpjegimi-i-thjeshtezuar-i-vendimit-nen-per-nen-si-e-zbardhi-kushtetuesja-paktin-okult-rama-fusha-per-teatrin/

Përpos peshës morale gjithçka ëshë e mbështjellë edhe me paqartësi juridike. Sepse pas vendimit të kësaj gjykate, që ia merrte pronën Erion Veliajt, shteti duhej të bënte disa veprime. Së pari Bashkia duhej ta dorëzonte tek ministria e kulturës truallin përreth ish teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Por, pa pyetur për kohën e këtyre formaliteteve Rama i ka kaluar Lalit një pronë që faktikisht atij nuk i iu hoq kurrë, duke mos përfillur për vendimin e kushtetueses. Dhe i ndërgjegjshëm që ligjërisht kjo mund të ketë probleme, ai nuk ka firmosur vetë por ka gjetur për kamikaz një tjetër Erion, me shtat më të vogël.

Natyrisht, shmangja nga nënshkrimi problematik mund të ishte një rastësi në këtë periudhë vere kur shefi i qeverisë është i zënë mes kohës që i kushton Zahos në Dhërmi dhe çasteve që i fal Vuçiçit në Maqedoni.

Por fatkeqësisht nuk është kështu.

Sepse Rama nuk e ka për herë të parë që eviton të lërë gjurmë sa herë planifikon krime për truallin e Teatrit Kombëtar. Edhe në 2018, pasi kishte vendosur personalisht me Bjarke Ingelsin dhe Shkëlqim Fushën se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja, por në fund u fsheh.

https://lapsi.al/2021/07/05/vendimi-per-teatrin-andi-bushati-gjykata-kushtetuese-ne-sfondin-e-nje-drejtesie-te-tredhur/

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

https://lapsi.al/2018/07/22/skaneri-11-mashtrimet-e-medha-per-shembjen-e-teatrit-dhe-ngritjen-e-kullave/

Tani vendin e saj e mban Erion Braçe dhe VKM-në që bie ndesh me vendimin e kushtetueses Rama ia la për nënshkrim atij duke iu shmangur mundësisë së një përgjegjësie të ardhshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të ...

21:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI