Flash

Real gati të mbulojë me para Mbappé: 40 mln bonus e 25 pagesë

Lapsi.al 31 July 2021
Real gati të mbulojë me para Mbappé: 40 mln bonus e 25

Ka kohë që është e qartë se Real Madrid e ka seriozisht në lidhje me Kylian Mbapé dhe lajmet që vijnë nga Spanja vetëm e konfirmojnë këtë. Sipas Marcas, klubi i Florentino Perez është në fakt gati për të mbuluar sulmuesin francez me ar, nëse ai arrin me transferim falas në 2022: 40 milionë euro bonuse në kohën e nënshkrimit të kontratës me Blancos dhe 25 milionë neto në sezon. Shifra astronomike, të cilat tregojnë se madrilenët janë vërtet të gatshëm të bëjnë gjithçka për të.

Kontrata e Mbappe me Paris Saint Germain skadon në më pak se një vit dhe tani duket e sigurt se rinovimi nuk do të vijë. Futbollisti tashmë i ka komunikuar synimin e tij për të lënë Parisin trajnerit, Mauricio Pochettino dhe shokëve të tij të skuadrës dhe për momentin nuk ka hapa prapa në horizont, pavarësisht ekipit yjor që Leonardo dhe Al-Khelaifi po ndërtojnë në këtë dritare të merkatos.

Në një intervistë të fundit me revistën zyrtare të klubit, Mbappé deklaroi se ëndrra e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në, kështu që ka të ngjarë që ai të zgjedhë të respektojë kontratën e tij dhe të tentojë një sulm përfundimtar ndaj Kupës me Veshë të mëdhenj sezonin e ardhshëm, para se të transferohet te Blancos. Marrëveshja po futet në pjesën e nxehtë dhe shifrat në tavolinë janë të frikshme. Pavarësisht nga një Europian për tu harruar, Reali dëshiron të ketë Mbappé dhe kërkon ta ketë me çdo kusht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI